Fabrika e bitumit në Krrabë, pronari i truallit: Po më vjedhin pronën, prokuroria të hetojë çështjen

0
Gjigandi

Bashkia Tiranë ka vendosur që fabrikën e bitumit ta vendosë në një tokë ku nuk është pyetur pronari i saj. Besim Velija tregon se jo vetëm që nuk është pyetur madje dhe është kërcënuar. Ai i kërkon organit të akuzës të hetojë për vendosjen e fabrikës ndërsa shprehet se po përpiqen t’i marrin pronën.

Zhvendosja e fabrikës nga peza në Krrabë solli protesta në zonë për largimin e saj.

Pa dakordësinë e banorëve dhe në një pronë që është në proces gjyqësor, bashkia e Tiranës vendosi që fabrika të stacionohej në Krrabë.

Besim Velija tregon se prona ku është vendosur fabrika e bitumit është e bashkëshortes së tij e cila e ka të trashëguar.

”Kemi fituar në 2013 pronësinë. Për arsye që nuk ka funksionuar Komisioni i Kthimit të Pronave, në 2018 Komisioni i Kthimit të Pronave na ka ȁuar në apel. Këto nuk po njohin as gjykata, shkelin vendimet e gjykatës. Unë kërkoj që të heqin dorë nga prona, ma kanë pushtuar pronën pa të drejtë. Janë munduar me të gjitha format, me forcë. Administratori ka interesat e veta personale.”

RonaTyra

Tregon se si pronar i truallit nuk është pyetur, madje dhe e kanë kërcënuar.

”Absolutisht madje na kanë sjellë edhe njerëz për të na dhunuar me forcë. Kemi bërë disa denoncime në Policinë e Shtetit. Ata i kanë marrë të gjitha informacionet e mia që i kam me dokument pronësie edhe me prokurorinë. Si përfundim nuk është bërë asgjë.”

Me vendim të Gjykatës së Rrethit gjyqësor, bashkëshortja e tij ka fituar vërtetimin e faktit të trashigimisë por pas apelimit të vendimit nga Agjensia e Trajtimit të Pronave, kjo çështje pritet të gjykohet sërish nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Pas vendosjes së fabrikës së bitumit në Krrabë, banorët kanë dalë sërish në protestë për të kërkuar heqjen e saj. Ata i bëjnë thirrje Prokurorisë që të hetojë për rastin pasi po u rrezikohet jeta e familjeve të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu