500 mijë eurot/ Lihet në burg shoferi kamionit. E shoqja pas makinës së policisë: Të kam jetë o zemër….

0
Gjigandi

Gjykata e Durrësit la në burg shoferin e kamionit ku u gjetën rreth 500 mijë euro të padeklaruara në doganë.

Masa e vlerësimit të sigurisë ndaj shtetasit Andon Thanasi u zhvillua pa praninë e gazetarëve në respektim të protokollit kundër Covid-19. E shoqja ka nxituar të ndjekë mjetin e policisë për të përshëndetur bashkëshortin e arrestuar dhe siguruar mbështetjen.

Avokati i Thanasit, Armand Tragaj kundërshtoi masën e sigurisë së kërkuar nga prokuroria duke kërkuar një masë më të butë, ”arrest në shtëpi”, ndërsa mohoi që klienti i tij të ketë konsumuar veprën penale të ”pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Sipas Tragajt, mosdeklarimi i parave në kufi është kundërvajtje penale dhe në emër të klientit të tij kërkoi kohë që të provojë se paratë janë të ligjshme.

Drejtuesi i kamionit nuk ka dhënë asnjë deklarim para gjyqtares Eda Kaja në këtë seancë duke pranuar gjithçka ka deklaruar avokati i tij mbrojtës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu