​Dita Botërore e Sklerozës Multiple

0
Gjigandi

30 maji i çdo viti shënon Ditën Botërore të Sklerozës Multiple.

Në vitin 2009 Federata Ndërkombëtare e Sklerozës Multiple e ka filluar shënimin e kësaj date. Falë kampanjave dhe aktiviteteve për nder të kësaj dite janë vetëdijësuar mijëra njerëz anë e mbanë botës.

Më shumë se 2.3 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me këtë sëmundje.

Skleroza Multiple është sëmundje e sistemit nervor, e cila paraqitet me ankesa dhe dhimbje të ndryshme, të cilat vijnë kohë pas kohe. Ankesat tipike të kësaj sëmundje janë: ligështimi (dobësimi) në duar apo këmbë, ndjenja e të qenit të pirë (shtangur), dridhjet, artikulimi i paqartë dhe pengesa në shikim.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shiriti ngjyrë portokalli shfaq mbështetjen për njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje.

RonaTyra

Në Kosovë në Klinikën e Neurologjisë të Qendrës Klinike Universitare (QKUK) do të shënohet dita ndërkombëtare e sëmundjes së Sklerozës Multiple.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu