Vetëm 1 rast pozitiv në 24 orët e fundit është konfirmuar në Shqipëri.
Dr. Adela Vasili nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:
Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.
Në vend vazhdon shfaqja e rasteve sporadike, ndërsa situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme. Marrja në kohë e masave, respektimi i distancimit fizik, ruajtja e higjienes personale kanë rolin kryesor në shfaqjen e një kurbe epidemike të butë.
Gjatë 24 orëve të fundit kemi të konfirmuar vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë, nga 177 testime të kryera për të dyshuar të prekur me Covid19.
Të shëruar janë 15 qytetarë.
Në spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive.
Prej më shumë se dy javësh fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete.
Deri më sot janë kryer rreth 13 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 949 qytetarë. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 176 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.
Edhe pse situata paraqitet e kontrolluar, vetë qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit.
Qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, por të telefonojnë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127, ndërsa për çdo pyetje apo shqetësim Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion linjën e gjelbër 0800-40-40
COVID-19 – Statistika (19 Maj 2020)
Testime totale 12899
Raste pozitive 949
Raste të shëruara 742
Raste Aktive 176
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 68
Krujë 35
Durrës 31
Shkodër 14
Kamëz 10
Berat 10
Fier 4
Elbasan 2
Mirditë 1
Korçë 1