Protokolli i mosmarrëveshjes, ja si mund të rinisë Seria A

0
Gjigandi

Në “telenovelën” e gjatë të rinisjes së Serisë A, duket se po vjen një pikë kthese.

brëmjen e së dielës Federata Italiane e Futbollit dhe Liga e Serisë A i kanë dërguar Ministrisë së Sportit një version të ri të protokollit për stërvitjet në skuadër. Dokumenti, i rregulluar në 13 faqe, përshkruan mënyrat përmes të cilave 20 klubet do mund të rinisin stërvitjet në grup.

Për t’u aplikuar, protokolli fillimisht do duhet të vlerësohet nga komiteti tekniko-shkencor i qeverisë. Deri atëherë, skuadrave do u lejohet të stërviten vetëm në mënyrë individuale. Ja, në 12 pyetje dhe përgjigje, e ardhmja ende e pasigurt e stërvitjeve dhe e ndeshjeve në Serinë A.

Përse nevojitet një protokoll i ri për stërvitjet në grup?

Dokumenti i stiluar tashmë një muaj më parë nga Federata Italiane e Futbollit mbi rinisjen e stërvitjeve nuk e ka kaluar “testin” e komitetit tekniko-shkencor të qeverisë. Së pari: kërkohej që tamponët dhe testet e gjakut mbi futbollistët dhe stafin të kryhen pa rënduar shëndetin publik. Në radhë të dytë: në rast se dikush mes lojtarëve dhe personelit rezulton pozitiv, i gjithë grupi duhet të izolohet. Shkrimi i ri duhet t’u përgjigjet të dyja pikave.

RonaTyra

Nga kur do të hyjë në fuqi?

Nga momenti që qeveria do të japë miratimin. Sipas parashikimeve të Federatës Italiane të Futbollit dhe Ligës së Serisë A, mund të nevojiten nga dy në tri ditë.

Skuadrat do duhet të qëndrojnë në grumbullim?

Jo. Komiteti tekniko-shkencor kishte menduar që skuadrat të grumbulloheshin në qendrat sportive. Klubet kanë nënvizuar që, në mungesë të një date të sigurt të fillimit të kampionatit, do të nënkuptohej mbajtja e futbollistëve të sekuestruar për një kohë të gjatë në struktura të papërshtatshme. E vetmja skuadër që ka zgjedhur të shkojë në grumbullim, pas zbulimit të dy lojtarëve pozitivë, është Parma.

Futbollistët dhe stafi duhet të bëjnë tamponët dhe testet e gjakut?

Po. Lojtarët dhe stafi duhet t’u nënshtrohen “tamponëve të përsëritur çdo 4 ditë” dhe testeve të gjakut për kërkimin e antitrupave “të përsëritur çdo 14 ditë”.

Ku do të gjenden testet dhe tamponët?

Jo nga shërbimi sanitar kombëtar, pasi sipas komitetit tekniko-shkencor, testet e skuadrës nuk duhet të kenë asnjë impakt te gatishmëria kombëtare.

Skuadrat do të mund të stërviten menjëherë në grup?

Protokolli parashikon që rinisja e aktiviteteve në grup të jetë graduale gjatë javëve. Fillimisht duke nisur me grupe të vogla, për të shtuar më pas numrin deri duke arritur te ndeshjet brenda skuadrës.

Çfarë detyrimesh kanë trajnerët, stafi dhe magazinierët?

Duhet së pari të pajisen me mjete sigurie, si maska dhe doreza, të respektojnë distancat gjithmonë duke zhvilluar aktivitetin. Për sa u përket futbollistëve, do të hanë me turne vakte të përgatitura me doza teke, do të ndërrohen dhe do të bëjnë dushe në dhomat personale.

Çfarë ndodh nëse një futbollist apo një pjesëtar i stafit do të rezultojë pozitiv me Koronavirusn në rastin e protokollit të ri?

Sipas protokollit të ri, “në rast se gjatë rinisjes së stërvitjeve në grup do të ketë një rast pozitiv, do të izolohet subjekti në fjalë. Lojtarët dhe pjesa tjetër e stafit do të izolohen në një strukturë të caktuar dhe do i nënshtrohen tamponit çdo 48 orë për 2 javë. Stërvitjet nuk do të pezullohen.

Klubet duhet të ofrojnë mbështetje psikologjike për futbollistët e stafin?

Po. E parashikon protokolli, për të mbrojtur shëndetin mendor/psikologjik në kontekstin e ri të punës. Kur do të rinisin ndeshjet e Serisë A? Protokolli nuk jep udhëzime mbi kohët e rinisjes së ndeshjeve. Nesër është në program një takim mes këshillit, Federatës Italiane të Futbollit dhe Ligës së Serisë A për të diskutuar pikërisht këtë.

Çfarë ndodh nëse me kampionatin e nisur një futbollist apo pjesëtar i stafit zbulohet pozitiv me Koronavirus?

Nuk ka asnjë udhëzim mbi rregullat sanitare për rinisjen e kampionatit. Të gjitha rregullat deri tani u përkasin stërvitjeve.

Kupat europiane për klube do të luhen?

Një vendim zyrtar do të merret në fund të majit, pasi të gjitha 55 federatat e UEFA-s të kenë komunikuar planet respektive për rinisjen. Mosparaqitja do të nënkuptonte humbje në tavolinë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu