Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me ngërçin në reformën zgjedhore.
Nga studio e “Opinion”, Kryemadhi është shprehur se kryeministri Edi Rama ka frikë nga zgjedhjet.
Më tej ajo ka treguar edhe një batutë me ambasadorët e huaj, të cilve u ka thënë se edhe nëse Taulant Balla numëron votat, Rama nuk shpëton.
“Rama ka frikë nga zgjedhjet, nuk mund t’ja heqë dot atë frikë.
Unë e kam thënë që nuk ka asnjë rregull që mund të shpëtoj situatën e zotit Rama.
Unë kam bërë batuta ma ambasadorët. Edhe Taulant Balla ti numëroj votat nuk e shpëton Ramën“, tha Kryemadhi.