Thirrja e Berishës për qytetarët: Guxoni e dilni në plazh, mos rrini të ndryrë prej ‘skifozrenit’

0
Gjigandi

Mbani distancën sociale, vishni maska, por mos iu bindni urdhrit të Ramës që kërkon t’ju ndryjë në frikën e koronavirusit.

Ky është apeli i ish- kryeministrit Sali Berisha, i cili i bën thirrje qytetarëve që të dalin, të guxojnë dhe të shkojnë drejt plazheve. Kjo është hera e parë kur ish kryeministri ka artikuluar një thirrje kundër masave të marra nga qeveria ndaj pandemisë.

“Të dashur qytetare, duke parë keqtrajtimin, terrorizimin, por edhe poshtërimin që skizofreni sadist, monstra e Surrelit po ju bën, ju bëj thirrje sot o kurrë: Guxoni! Guxoni! Guxoni! Dilni, dilni, dilni! Dilni mos rrini të ndryrë! Respektoni distancën sociale dhe përdorni maska! Hapni çdo aktivitet, lokal, biznes në përputhje me rregullat e distanicimit dhe maskat.

Shkoni drejt detit, ujit, diellit dhe rërës, te cilat si antidod natyral i Covid 19 vetëm u mbrojnë nga virusi. Miq, monstra përdor Covid-19, për t’ju terrorizuar ju për kënaqësitë e tij bestiale të skizofrenit sadist. Edhe njëherë thirrja ime më miqësore: mos dëgjoni skizofrenin sadist, i cili me vuajtjet dhe mundimet që ju krijon, fërkon duart nga gëzimi.

Kjo monstër që për vete mrizon nën hijet e pishave dhe pemëve në Surrel, mbyll me një frazë në Facebook pasi heq tre viza drogë, ju ndrynë ju brenda, mbyll për ju parqet e qyteteve, plazhet e detrave dhe liqeneve të vendit, rrugët dhe sheshet e qyteteve.

RonaTyra

Mos kini frikë nga skizofreni sadist sepse ai ka frikë dhe tmerr nga ju për torturat psikologjike që ju shkakton! Mos harroni se skizofreni sadist për t’ju terrorizuar ju tha se mund të kemi 18 mijë viktima. Kurse sot pas 6 muaj të pandemisë së Covid-19 janë 145 vende në bote me vdekshmëri më të ulët se sa Shqipëria!

Për Shqipërinë dhe të gjitha këto vende vdekshmëria nga Covid-19 është thjesht ajo e gripit të zakonshëm. Por këtë monstra nuk ua thotë sepse kërkon t’ju mbajë në terror, të ndryrë në shtëpitë tuaja. Ai tentoi t’ju shtetëzojë edhe Bajramin dhe të mos ju lejoj ju që të falni Atë.

Ai mban te mbyllur kufirin me Kosovën duke dënuar turizmin shqiptar me qindra milionë euro humbje. Ai do që të falimentojnë bizneset tuaja e të vendosë mbi ju pushtetin e tij të drogës dhe krimit. Prandaj thirrja ime është: Guxoni, guxoni, guxoni! Dilni, dilini, dilni!” –shkruan Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu