The Washington Post për protestën në Shqipëri: Policia përplaset me protestuesit, opozita bën thirrje për rrëzimin e qeverisë

0
Gjigandi

Gazeta e prestigjioze amerikane “The Washington Post”, ka shkruar për protestat që po mbahet në Shqipëri pas shembjes së objektit të Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Kjo gazetë shkruan për përplasjet e policisë me protestuesit.

“Policia largoi nga ndërtesa një grup artistësh dhe disa drejtues të opozitës mëngjesin e së dielës përpara se makineri të rënda të nisnin shembjen e saj. Vendimi i qeverisë për shkatërrimin e Teatrit të vjetër Kombëtar, të ndërtuar nga italianët kur ata pushtuan Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, u kundërshtua nga artistë dhe të tjerë që kërkonin rinovimin e tij”, shkruan Washington Post, raporton BallkanWeb.

Një politikan i opozitës në Shqipëri tha se 30 persona, përfshirë një gazetar, u arrestuan nga policia. Autoritetet nuk kanë komentuar mbi këtë raport.

Ajo shkruan më tutje se pamjet televizive treguan Monika Kryemadhin, drejtuese e një partie opozitare dhe bashkëshorte e presidentit të vendit, duke u futur në një makinë të policisë. Pozita e presidentit në Shqipëri është më së shumti një post ceremonial.

RonaTyra

Kreu Partisë Demokratike dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, i bëri thirrje qytetarëve të rrëzonin qeverinë për shkatërrimin e teatrit.

“Kujtojmë se, pas gati tre vitesh protestë dhe rezistencë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga artistët, intelektualët dhe shoqëria civile, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur dhe shembja e kësaj godine”, shkruan The Washington Post

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu