Studimi i Bankës Botërore: Tirana kryeqyteti më i pastër në Ballkan

0
Gjigandi

Tirana rezulton të jetë qyteti me ndotjen më të ulët të ajrit në rajon, krahasuar me kryeqytetet e tjera, si Shkupi, Podgorica, Sarajeva apo Beogradi”. Në një raport të publikuar së fundmi për ndikimin e Covid-19 në ndotjen e ajrit në Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore thekson se ndotja nga makinat është edhe më shqetësuesja në kryeqytetin shqiptar.

“Tirana rezulton të jetë qyteti me ndotjen më të ulët të ajrit në rajon, krahasuar me kryeqytetet e tjera, si Shkupi, Podgorica, Sarajeva apo Beogradi, ndërkohë që Prishtina nuk merret në analizë. Ndotja e ajrit në rastin konkret matet nga niveli i grimcave PM2.5, që janë kryesisht produkt i fabrikave, ndotjes nga makinat apo djegies së drurit. Ndër qytetet shqiptare, Korça figuron të jetë më i ndoturi, madje edhe mbi kufirin e lejuar të Bashkimit Europian të grimcave PM2.5. Kjo arsyetohet me faktin se, temperaturat relativisht të ftohta gjatë muajve të dimrit nxisin përdorimin e qymyrit dhe drurit për ngrohje, gjë që shkakton një ndotje ndjeshëm më të lartë”’, thuhet në studim.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu