Shpargu dhe përfitimet shëndetësore

0
Gjigandi

Shpargu i njohur edhe si asparagu është super perime e shëndetshme, e pasur me antioksidantë dhe veti anti-inflamatore. Janë rreth 300 lloje të ndryshme të shpargut që vijnë me ngjyra të bardha, jeshile dhe ngjyrë vjollce.

Shpargu ka shumë përfitime shëndetësore. Është një burim i madh i acidit folik, fibrave, dhe vitaminave A, C dhe B6.

Sinjali liston disa nga përfitimet kryesore të shpargut:

1.Promovon shëndetin e kockave

Vitamina K te shpargu, mund të ndihmojë në rritjen e dendësisë së mineralit të kockave dhe të zvogëlojë normat e thyerjes.

RonaTyra

2. Redukton inflamacionin

Përfitimet shëndetësore të shpargut përfshijnë aftësinë për të zvogëluar inflamacionin në trup. Shpargu është i pasur me antioksidantë që punojnë për të reduktuar probleme të ndryshme shëndetësore.

3. Punon si diuretik natyral

Shpargu punon si diuretik natyral për të ndihmuar në rritjen e prodhimit të urinës. Shpargu bën detoksifikimin e trupit,largimin e kripës së tepërt, ujit dhe toksinave të tjera. Vetitë diuretike të shpargut mund të jenë veçanërisht të dobishme për ata që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut.

4. Rregullon tretjen

Përmban një lëndë ushqyese të quajtur inulin, e cila kalon e patrazuar në zorrët e mëdha për t’u bërë një burim ushqimi për bakteret e shëndetshme.

5. Promovon një shtatzëni të shëndetshme

Folati në shparg ndihmon në uljen e rrezikut të defekteve te foshnjat. Gjithashtu ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe prodhimin e ADN-së.

6. Ngritja e Niveleve të energjisë

Tiamina në shparg ndihmon trupin të konvertojë karbohidratet në energji për të ndihmuar metabolizmin. Shpargu njihet si burgim i energjisë për trupin.

7. Ndihmon në luftën kundër kancerit

Shpargu përmban glutathione, një përbërës që ndihmon në shkatërimin e qelizave kancerogjene. Hulumtimet kanë treguar se glutathionet mund të ndihmojë në luftimin dhe mbrojtjen kundër llojeve të caktuara të kancerit, përfshirë kancerin e kockave, gjirit, mushkërive dhe zorrës së trashë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu