Dit e sotme një 52-vjeçar nga Kuçova është arrestuar nga policia pasi bashkëshortja e tij është paraqitur në gjendje të rëndë në spital.
Raportohet se bashkëshortja e 52-vjeçarit P. P., 49 vjeçe, mbërriti në gjendje të rënduar në spital pasi kishte pirë fotoksinë.
Në deklaratën e saj 49-vjeçarja u shpreh se kishte shkuar në këtë pikë pasi bashkëshorti i saj e kishte dhunuar sistematikisht.
Sakaq shtetesja P. P. është transportuar në QSUT, për ndihmë më të specializuar.