“Shitet mish ariu!” Pas lajmit të ‘The Independent” reagon pronari i lokalit në Drilon

0
Gjigandi

Një artikull i prestigjiozes britanike ‘The Independent’ ngriti një shqetësim të  bërë nga organizata e mbrojtjes së kafshëve ‘4 putrat’ (Four Paës), e cila kishte zbuluar se në një lokal në Shqipëri shitej mish ariu, një ushqim i padëgjuar më parë në të gjithë Evropën.

Në artikull vihej në dukje dhe fakti se ushqimi i kafshëve të egra sillte pasoja jo të mira për shëndetin e personave, përfshi këtu edhe infektimin e mundshëm nga koronaviruse të ngjashme me ato si Sars- Covid2.

Lokali të cilit i referohej shkrimi quhet restorant Egnis, i cili ndodhet në Drilon të Pogradecit. Në lidhje me lajmin ka reaguar për report tv, pronari i biznesit, i cili ka mohuar kategorikisht se në biznesin e tij shitet mish ariu. Ai ka thënë se menuja e paraqitur sikur të ishte e biznesit të tij, në fakt nuk është e lokalit.

“Jam njohur me lajmin. Nuk është e vërtetë, kur të doni, si të doni, paraqituni në lokal, kontrollojeni dhe shikojeni. Ajo nuk është menuja ime, mish ariu jo, nuk bën vaki. Kafshë të egra jo. Mish ariu jo, nuk bën vaki, absolutisht, e them me përgjegjësi të madhe” tha ai. 

RonaTyra

Përpos menusë, Çekiçi ka reklamuar një ari të balsamosur në hyrje të restorantit. “E kam blerë para 10 viteve. Është i balsamosur“.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu