Numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë po rritet në mënyrë të frikshme. As temperaturat e larta duket se nuk po e ndalin COVID-19
Mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 311 testime, nga të cilat kanë rezultuar 42 pozitive. Qytetet e prekura janë Berati me 1 rast, Durrësi 4, Kruja 3, Lushnja 2, Puka 1, Shkodra 9, Tirana 21, Ura Vajgurore 1 rast.
Deri më tani 34 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin në Shqipëri.