Epidemiologu i ISHP, Artan Simaku tha për rubrikën ”Opinion” se rritja e sotme e rasteve me COVID-19 në Shqipëri nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi janë shumica raste kontakti.
Simaku thotë se raste të rralla sporadike do të ketë sepse kjo është parashikuar prej rihapjes.
Më tej Simaku sqaron se epidemia është drejt përfundimit dhe hapja e kufijve do sillte vetëm disa raste të rralla që do të kontrolloheshin menjëherë dhe jo një rikthim të epidemisë.
”Shumica janë kontakte dhe jo raste të reja. Me rihapjen dihet që do ketë një numër rastesh sporadik. Jemi drejt fundit të epidemisë por raste të rralla do ketë në një numër shumë të ulët deri në një fazë të mosqarkullimit të koronavirusit.
S’ka vend për shqetësim. Shumica janë kontakte të rasteve, kjo luhatje ishte parashikuar, por absolutisht numri i pacientëve të shtruar po bie, ata në terapi intensive po bie. Ka vend për kujdes dhe për respektimin e masave. Nëse nuk respektohen masat mund të kemi edhe këto rastet të reja por sigurisht në një numër shumë të ulët dhe kontrollohen menjëherë.
Të gjitha ndikojnë në uljen e transmetueshmërisë së koronavirusit. Por masat duhen respektuar. Bizneset me protokolle në plazhe, çadrat, kultura e distancimit duhet të na bëhet e përditshme. Jo të relaksohemi dhe të mendojmë se rreziku iku.
Nuk duhet të kemi frikë nga liria e masave. Pra respektimi i masave duhet të na bëhet kulturë. Pasi koronavirusi mund të vijë dhe në vjeshtë dhe vlejnë të njëjtat masa.
Eksperienca botërore ka treguar që një virus i ri qarkullon si virus stinor. Dhe mund të qarkullojë në vjeshtë e dimër si virus stinor. Parashikohet me një ashpërsi apo virulencë më të ulët. Nëse gjendet vaksina atëhere do jetë armë plus. Edhe nëse nuk gjendet të njëjtat masa janë të vlefshme. Qoftë për gripin stinor qoftë për koronavirusin.
Testimet po kryhen në mënyrë perfekte. Jo vetëm rastet, por dhe kontaktet. çdo rast që të diagnostifikohet po testohen kontaktet. Dhe janë të gjitha nën kontroll. Nuk ka nevojë për shtrim në spital por ndiqen nga mjeku i familjes.
Larja e duarve është masë kryesore. Duket si masë e thjeshtë por është provuar që epidemia është drejt përfundimit por kjo masë mbetet thelbësore. Distancimi fizik, larja e duarve është vërtetuar dobia e tyre.
Maska ka efikasitet kur bëhen në ambiente të mbyllura. Efikasiteti është të përdoren në ambiente të mbyllura. Në rrugë, parqe apo sheshe ku distanca është mbi 2 metra nuk është se është vërtetuar efikasiteti i saj.
Duhet thënë që survejanca nuk do ndërpritet pavarësisht se epidemia po përfundon. Do vijojë deri në stinën e ftohtë apo fillimin e vjeshtës. Me hapjen e kufijve, ardhjen e turistëve nuk do ndërpritet survejanca por do ketë raste të rralla. Por kjo nuk nënkupton rikthim të epidemisë. Vetëm raste të rralla do ketë dhe do karantinohen.
Risk ka në grumbullimet masive si koncerte, protesta. Pra çdo tip i grumbullimeve kurse në ambientet e brendshme, bizneset kanë protokollet e përcaktuara dhe nëse përcaktohen atëhere s’ka rrezik.
Personat e moshës së tretë duhet të zbatojnë rigorozisht masat pasi janë më të risktuar.”- tha Simaku.