Owen zgjedh 3 sulmuesit më të mirë

0
Gjigandi

Michael Owen ka zbuluar për “BBC Radio 5”, sipas mendimit të tij, cilët janë tre sulmuesit më të mirë në historinë e Premier League. Ish-futbollisti i Liverpool, Real Madrid, Newcastle dhe Manchester United është i qartë për këtë podium historik: Alan Shearer, Thierry Henry dhe Luis Suárez. Këtë përzgjedhje, madje e argumenton:

“Unë do të thoja Alan Shearer dhe Thierry Henry, si dy më të mirët. Pastaj, për sa i përket cilësisë dhe futbollistëve që më kanë pëlqyer më së shumti, mendoj se Luis Suárez ishte nga një botë tjetër, sa luajti me Liverpool. Suarez e meriton të jetë në “top-3” e të gjitha kohërave, por mendoj se Shearer dhe Henry janë mbi çdo tjetër”.

Të dhënat e mbrojnë zgjedhjen e tij, pasi Shearer është golashënuesi më i mirë në historinë e kompeticionit, me 260 gola, ndërsa Henry është i gjashti në këtë listë, me 175 gola në Premier League, duke qenë sulmuesi më i madh në historinë e Arsenalit dhe një nga më të njohurit e skenës ndërkombëtare.

Nga ana e tij, Suarez luajti vetëm 4 sezone në Angli, por shënoi 82 gola në 133 ndeshje me “Reds”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu