Ramos: Kemi 10 finale, do të bëjmë maksimumin për të fituar titullin e La Liga

0
Gjigandi

Sergio Ramos është shprehur optimist rreth mundësisë që Real Madrid të fitojë titullin e kampionit në La Liga.

Ramos: Kemi 10 finale, do të bëjmë maksimumin për të fituar titullin e La LigaFitorja kundër Eibar u ka dhënë zemër lojtarëve të Real Madrid, të cilët tashmë kanë Barcelonën vetëm dy pikë larg.

Kapiteni i ‘Los Blancos’, Sergio Ramos, ka thënë se ai dhe shokët e tij do të japin gjithçka në mënyrë që të triumfojnë në La Liga.

“Jam i lumtur me tri pikët dhe që filluam të luajmë përsëri. Ne kemi edhe 10 finale të tjera dhe do të japim gjithçka që kemi”, ka thënë Ramos. “Ishte paksa e çuditshme pas një kohe të vështirë për të gjithë, unë doja që si kapiten, të jap motivim për secilin. Ishte situatë e vështirë, kur nuk mund të dilnim nga shtëpitë, por duhet gjithmonë të sjellim pozitivitet edhe nga gjërat e këqija”, ka shtuar kapiteni i Real.

Sergio Ramos ishte në mesin e lojtarëve që u regjistruan në listën e golashënuesve, në fitoren 3:1 të Real Madrid kundër Eibar.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu