Reforma Zgjedhore, çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e Këshillit Politik

0
Gjigandi

Pasditen e sotme Këshilli Politik u mblodh sërish për të trajtuar pikat e Reformës Zgjedhore. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në këtë Këshill, Oerd Bylykbashi, deklaroi dje se u arrit dakordësia për dy kërkesa, identifikimin biometrik dhe financimin e partive.

Sipas tij, këto ndryshime do të garantojnë mbrojtjen e kutive të votimit.  Po ashtu Bylykbashi shtoi pas përfundimit të mbledhjes se u ra dakord për paketën e financimit të partive politike në fushatën zgjedhore.

“Ne kërkojmë që të gjejmë zgjidhje për fushatën. Në këtë kod kemi rënë dakord që të ketë reduktim të financimit privat dhe reduktim të shpenzimeve, ku 3-fshi do të jete vetëm 3-fishi i financimit publik,” tha ai.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik, pritet të ketë diskutime për çështjet e hapura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu