Rezulton pozitiv rasti i parë me Covid 19 në Sarandë. Bëhet fjalë për një shtetase ukrahinase, e cila ka ardhur për pushime në Sarandë.
Prej 7 muajsh ishte vendosur në Tiranë, ndërsa ka deklaruar se në Sarandë ka apartamentin e saj dhe nuk ka pasur kontakte të tjera.
Bluzat e bardha, si dhe efektivët e policisë së Komisariatit Sarandë, po punojnë për gjurmimin e kontakteve të saj dhe rasteve të tjera të mundëshme.