Në një video-konferencë me donatorët e rindërtimit, kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij është shprehur se është me rëndësi që të punojnë së bashku për tu siguruar që përpjekjet të kanalizohen në drejtimin e duhur.
“Është me rëndësi një pikë bazë sipas meje, duhet të punojmë së bashkë të strukturojmë komunikimin tonë nëpërmjet kësaj taks-force, për tu siguruar që përpjekjet të kanalizohen në drejtimin e duhur”, u shpreh kryeministri.
“Nuk dyshoj në vullnetin tuaj të mirë, por nuk është mjaftueshëm na duhet ti bëjmë bashkë fuqitë e vullnetet tona dhe të bëjmë një punë shumë të mirë me një rezultat të mirë”, shtoi ai më tej.
Pjesë e kësaj video-konference ishte edhe Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj i cili ka informuar të gjithë donatorët me hapat që po ndiqen për projektet. Ai tha se janë dhënë deri tani 2043 leje për ndërtim, ndërsa janë miratuar 26 zona te reja zhvillimi.