Rama për ‘Le Monde’: Teatri Kombëtar i ndërtuar me tallash të parafabrikuar, nuk ishte monument i mbrojtur

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama përmes një shkrimi për prestigjiozen francezë Le Monde, ka theksuar edhe një herë rëndësinë e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë.

Duke bërë një kronologji të ngjarjes kryeministri shprehet se në maj Këshilli i bashkisë së Tiranës urdhëroi shkatërrimin e ndërtesës, kjo pas deklaratave të përsëritura nga inspektorati ndërtimor mbi rrezikun që silltë godina e Teatrit Kombëtar.

Ndërsa tashmë kishte filluar puna e prishjes, disa parti politike shpejt organizuan një demonstrim, i cili për fat të keq u përshkallëzua, duke çuar në shtrimin në spital të dy oficerëve të policisë. Asnjë nga protestuesit nuk u plagos. Kritikët e projektit të ri, në të vërtetë mjaft të pakët në numër, na akuzuan për fshirjen e një elementi jetik të trashëgimisë kombëtare dhe historisë kulturore.

Për Ramën, teatri i ndërtuar me tallash të parafabrikuar dhe ashkla druri, misioni i tij ishte i përkohshëm dhe asnjëherë nuk është klasifikuar si një monument i mbrojtur.

Me gjithë këtë histori të zymtë, opozita politike shqiptare ka arritur të ndërtojë një legjendë sipas së cilës kjo ndërtesë e rrënuar, e projektuar dobët dhe pa unitet estetik ishte zemra dhe shpirti i kulturës shqiptare. Për ironi, disa prej tyre, kur ishin në qeveri, kërkonin madje të ndërtonin një teatër të ri diku tjetër dhe ta shembnin për të ndërtuar një qendër tregtare në vendin e tij.

RonaTyra

Projekti i arkitektit danez me famë botërore, Bjarke Ingels, i prezantuar në vitin 2018 ka marrë mbështetjen e shumicës.

101 artistë nga 103 anëtarët e Teatrit Kombëtar deklaruan mbështetjen e tyre përmes një peticioni, ku kërkuan ndërtimin e një ndërtese të re.

Ndërsa këtë vit ne festojmë 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqytet të Shqipërisë, projekti i ri do të japë një kontribut pozitiv në peizazhin urbanistik të Tiranës, shprehet Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu