Përmes një postimi në facebook kryeministri Rama ka sqaruar tashmë ID-të dhe pasaportat mund të merren edhe online.
Rama shkruan se procesi është lehtësuar ndjeshëm dhe koha është përgjysmuar me heqjen e sportelit e të radhës në komisariat, pasi tashmë mjafton vetëm një aplikim në e-albania.
Rama: Sqarim për shumë komente mbi aplikimet për kartë ID apo pashaportë.
Procesi është lehtësuar ndjeshëm dhe koha është përgjysmuar me heqjen e sportelit e të radhës në komisariat.
Karta ID apo Pashaporta Biometrike tanimë merren duke aplikuar online në e-albania.
https://e-albania.al/…/DP…/13851/DPPSH_13851_n3_s3_ëeb.aspx…
Pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar.
Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat.
Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë antiCOVID-19.