Qeveria kërkon mbylljen e TV Ora, Meta: Pandemia s’mund të përdoret për të vendosur censurë

0
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë nga instituti shtetëror i shëndetit për mbylljen e sinjalit të televizionit Ora, pasi sipas tyre ne dy prej emisioneve (0Tempora e 360 gradë) ka patur më shumë se një të ftuar në studio dhe se nuk janë respektuar masat e distancimit social.

Meta shkruan në rrjetin social se është e patolerueshme që qeveria të përdorë situatën e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, për të vendosur censurën ndaj medias, veçanërisht në një kohë ku sipas raporteve të institucioneve që masin lirinë e shprehjes e të medias, Shqipëria ka bërë regres vitin e fundit.

Statusi i Metës:

Thellësisht i shqetësuar nga vendimarrja e autoriteteve publike për urdhërimin e mbylljes të RTV ORA, veçanërisht kur raportet e organizatave botërore dhe europiane të gazetarëve japin alarmin për regresin vit pas viti në raport me lirinë dhe pavarësinë e medias në Shqipëri.

Në respekt të parimeve kushtetuese, në mbrojtje të të drejtave e lirive themelore të lirisë së shprehjes dhe për informim, si dhe nisur nga natyra urgjente e marrjes së vendimeve të njëpasnjëshme nga organet publike përkundrejt RTV ORA, pa shqyrtuar dhe vlerësuar më parë objektivisht këtë çështje, si dhe pretendimet e kësaj media, duket se këto masa administrative janë shproporcionale.

RonaTyra

Liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut, shtyllë e pazëvendësueshme për një shoqëri moderne demokratike, dhe tepër jetike për garantimin e llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike.

Çdo mënyrë e drejtpërdrejt apo indirekte për të vendosur censurë paraprake mbi mjetet e informimit publik apo kufizuar lirinë e shprehjes është e ndaluar, e papranueshme dhe e patolerueshme.

Gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk mund të kufizojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut siç është edhe drejta e lirisë së informimit.

Përdorimi i pasojave të rënda që ka sjellë pandemia COVID-19, siç me të drejtë theksohet edhe në raportin vjetor të “Reporterëve pa Kufij”, nuk mund të justifikojnë cenimin e lirisë së medias, por kërkon reflektim serioz, të përgjegjshëm dhe të menjëhershëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu