Si po e kopjon Mbappe Ronaldon?

0
Gjigandi

Kylian Mbappe, edhe pse i ri në moshë, tashmë e ka fituar epitetin e një ylli që po shkëlqen dhe pritet të shpërthejë edhe më shumë në të ardhmen.

Me talentin e tij, por edhe me punën e pandalshme, ai ka mahnitur botën ndër vite dhe jo kot konsiderohet si njëri prej futbollistëve që pritet të dominojë shumë vite kur Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo t’i varin atletet.

Mbappe, si fëmijë ka ëndërruar të bëhet sikur idhulli i tij, Ronaldo.

Tani, në këtë kohë karantine, tifozët në Twitter po gjejnë kohë të merren me Mbappen.

RonaTyra

Ata kanë publikuar disa festime të francezit, identike me ato të CR7, duke treguar edhe njëherë se sa shumë e ka dashur Cristianon si futbollist.

Sot, ai vet, edhe pse në moshë të re, është idhull për shumë kë nëpër botë.

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu