“Tifozët e emocionuan, Ronaldo dëshiron rikthimin në Madrid”

0
Gjigandi

Cristiano Ronaldo shijoi nga afër fitoren e Real Madridit në “El Classico”. Ylli portugez ndoqi nga shkallët e “Santiago Bernabeu”, stadium ku ka kaluar vitet më të lavdishme të karrierës, super ndeshjen ndaj Barcelonës, sfidë që u fitua 2-0 nga skuadra e Zidane.

Ish-tifozët e pritën mirë dhe kaq ka mjaftuar që të dalin zërat e parë të rikthimit të tij. Ai që flet është një gazetar dhe mik i ngushtë i sulmuesit të Juves. Edu Aguirre ka lëshuar deklarata të forta për El Chiringuito, duke zbuluar edhe dëshirën e madhe të CR7.

Edu tha:

E kam të sigurt faktin që Cristiano Ronaldo dëshiron të kthehet te Real Madrid. E ndjeu dashurinë e Madridit gjatë rikthimit, është emocionuar shumë. Ai është i përqendruar te Juventusi për momentin, por në futboll kurrë mos thuaj kurrë. Nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen, askush nuk e parashikon dot.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu