Qeni nuhat ngarkesën prej 1.2 milionë dollarë drogë në rimorkion e kamionit

0
Gjigandi

Një qen policie ka zbuluar mbi 1,2 milionë dollarë drogë në një rimorkio kamioni. Ky zbulim është ndër më të bujshmit në historinë e Departamentit të Lewisville.

Stryker, ndihmoi partnerin e tij, Oficerin Pat Robey të Departamentit të Policisë Lewisville në këtë mision të rëndësishëm.

Departamenti i policisë arriti të sekuestrojë më shumë se 207 kilogramë metafetaminë, pasi mori një telefonatë në 23 shkurt rreth orës 3:00 të mëngjesit dhe u nis në ndihmë të një agjencie tjetër.

Kjo agjenci kishte marrë një telefonatë anonime lidhur me një rimorkio të dyshimtë të një kamioni afër një autostrade kryesore, dhe kishte nevojë për ndihmën e një oficeri përgjegjës për çështjen.

Departamenti i Policisë së Lewisville ndau këtë histori të jashtëzakonshme në faqen e saj në Facebook, duke konfirmuar se Stryker (qeni) u shpërblye me  trajtime shtesë dhe iu dha edhe lodra e tij e preferuar.

RonaTyra

Burimi: Unilad

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu