Policia e Shtetit nuk ka të drejtë të ushtrojë dhunë !

0
Gjigandi

Dëgjova tani në mëngjes deklaratën e Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, rreth veprimeve të punonjësve të Policisê së Shtetit, gjatë shëmbjes së Godinës së Teatrit Kombëtar. Dhuna-tha ai, është monopol i shtetit. “Shteti, ka të të drejtë të ushtrojë dhunë !” Deklarata absurde që tregojnë një padije deri në …”padije”… Policia e Shtetit NUK KA TË DREJTË TË USHTROJË DHUNË! Policia e shtetit ka të drejtë të PËRDORI FORCËN, e cila kurrësesi nuk mund të kalojë në dhunë. Janë nocione elementare të Ligjit “Për Policinë e Shtetit”, ligj, me të cilin, JORASTËSISHT, Policia e Shtetit, u hoq nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, ku bënte pjesë, deri atëherë bashkë me Ushtrinë dhe SHISH-in. Në atë ligj, policët u quajtën PUNONJËS TË POLICISË. Kjo sepse, ligji e ktheu policinë nga organizatë ku spikaste forca, në organizatë ku spikat SHËRBIMI.

Nuk them që punonjësit e Policisë të bëjnë “kamarjerin”, por gjithnjë ligji ua jep dhe kërkon kufinjtë e përdorimit të forcës, ku prevalon proporcionaliteti i saj dhe mbrojtja e interesit publik. Ndaj veprimet e policisē duhet të jenë brenda kufinjëve të së drejtës së ligjshme të përdorimit të forcës. Kur kufiri i sipërm shkelet, atëherë forca nuk është më forcë, por dhunë, dhe dhuna, SI ÇDO DHUNË, duhet ndëshkuar! Ato lloj ideshë që guxon ministri të mbrojë publikisht në një televizion kombëtar, nxjerrin sërish në pah, gabimet e mëdha të Ramës në vrapimin e tij drejt autoritarizmit.

Edhe vetë Ministri i Mbrojtjes është funksion CIVIL. Kjo, për t’a patur të qartë të gjithë që PUSHTETI CIVIL është MBI ATË USHTARAK. Futja në masë e oficerëve të ushtrisë në polici, që ishte nga veprimet e para të Lleshajt, ishte dhe është gabim. Për këto deklarata dhe ato të tjerat, pastaj, me “arësyen” e heqjes së elementêve identifikues: numrit etj,të punonjësve të policisë, po të më pranonte ky ministër si avokat, do rekomandoja kërkesën për gjykim tê shkurtuar e do vrapoja bashkë me të (nëse fati do ishte me ne e të gjykohej.

 

Shënim: Këto të fundit janë raportet mjekësore, se për receta ilaçesh… është vonë!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu