Pipero ngel pa fjalë në emision, vëllai i nxjerr historinë e panjohur: Më kërko falje se ma ke bërë borxh

0
Gjigandi

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero është surprizuar nga vëllai i tij sonte në emisionin e Arbana Osmanit. I janë mbushur sytë me lot kur në ekranin e emisionit u shfaq figura e të vëllait të vogël, të cilin tha se kishte dy muaj pa e takuar për shkak të situatës nga pandemia.

Në studio vëllai i vogël i doktorit ka treguar një histori të panjohur të fëmijërisë së tyre, me gjithë sakrificat që kanë kaluar, pasi tha se janë rritur jetimë 5 vëllezërit.

“Unë kam ardhur të të them se si vëllai i madh që je më ke një borxh të hershëm,, dua të më kërkosh falje për atë që ke bërë, më mirë vonë se kurrë, para 40 e ca vitesh kur kishe mbaruar vitin e parë të fakultetit, vajtëm në Poliçan e s’gjenim dot makinë i kemi rënë malit të Tomorit lart e dolëm në fshat.  Problemi që kishe marrë një çantë me libra 15 kg me vete dhe atë cantën e kam mbajtur unë gjatë gjithë rrugës, përveçse ishte e rëndë dhe ajo vapa e Korrikut, duke ngjitur malin, kur vajtëm afër fshatit, ishte një pyll, tha që do pushoj pak, çantën e kisha mbajtur unë, më thotë dëgjo kam humbur shumë lëngje, jam dehidratuar, unë s’e merrja vesh atë fjalë, ky me terma shkencorë ky. Pa patur një cik ujë me kripë gjelle unë nuk lëviz tha nga vendi. Ku ta gjeja. Mora dhe Pëllumbin në krahë deri sa shkuam në shtëpi e sollëm në vete me atë ujin mineral. Për këtë gjë dua të më kërkosh falje. Se ma ke bërë borxh. S’e harroj dot”.

“Unë falje të kërkoj por nuk ta shlyej dot se duhet të shkojmë prapë atje të mbaj unë librat e tu”, ia ktheu Pipero.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu