Intervista/ Arsim Sinani: BE e padrejtë. Serbët që e përgjakën Europën Juglindore lëvizin lirshëm, Kosova lihet e izoluar

0
Gjigandi

Ajo që po ndodh në Veri të Kosovës dhe vijimi I përpjekjeve të BE dhe SHBA për të sjellë një qetësi afatshkurtër nuk është as më pas dhe as më shumë sesa vijimi I përpjekjeve të Serbisë për të realizuar strategjinë e saj me interesa gjeostrategjike. Dorëheqjet e serbëve në institucionet në Veri të Kosovës është parë me të drejtë si një pjesë e strategjisë së vjetër që I shkon për shtat veprimeve të Moskës dhe pse jo të drejtuara edhe këto nga Putin. Analistë të ndryshëm e kanë parë procesin e Berlinit dhe takimin e fundit në këtë kuadër si një përpjekje të BE për të treguar se përgjigja e qartë në këtë situatë është integrimi I Ballkanit për të mos e lënë atë në duert e Putin. Por lënia jashtë së drejtës për të lëvizur lirshëm në zonën shengen për të vetmin popull në Balkkanin Perëndimor për Kosovën është gabimi komentuar si gabimi i radhës që BE po bën duke favorizuar në vijim një bashkëpuntor të Putin si është Serbia e duke lënë jashtë Kosovën. Abc24.al ka viseduar këtë herë me profesorin e së drejtës ndërkombëtare në Prishtinë Arsim Sinani .

-Zoti Sinani! Situata në veri të kosovës dhe problemi me targat. Largim nga insitucionet kosovare të përfaqësuesve serbë. Çfarë do të thotë kjo në fakt?

Kjo do të thotë se Beogradi zyrtar ka nisur një fushatë për të bllokuar procesin dhe për të fituar instrumente shtesë në raport me bisedimet me Kosovën, kështu duke i instrumentalizuar si zakonisht sërbët për interesat e veta gjeostrategjike.

Kemi dorëheqje edhe të komisioneve zgjedhore në Veri të Kosovës, madje paralajmërim për dorëhëqje edhe të përfaqësuesve të serbëve në Kosovë e në institucione të tjera. Është ky një puç institucional që synon anarshi?

Po kjo është një metodologji që Qeveria e Serbisë dhe mekanizmat e saja e përdorin në vazhdimësi, të njëjtën gjë e kanë bërë edhe në të kaluarën. Në këtë formë ata, sërbët në Beograd duan që të ketë një bllokim të plotë që është në linjë të veprimeve që Moskës i ndihmojnë për të krijuar siuata të tensionuara dhe për të shmangur vëmendjen nga ajo që ndodh në Ukrainë. Serbia i mban peng serbët e Kosovës.

RonaTyra

A është kjo e nxitur nga Serbia dhe kush janë interesat e Serbisë në këtë rats?

Po të gjithë treguesit flasin për një gjë të tillë. Shikojini veprimet që bëhen post festuan pas largimit dhe do ta kuptojmë mirë se për cfarë bëhet fjalë. Vuçiç pas një dite e dekoron personin e kontestuar. Dhe për absurditet të llojit të vetë e dekoron me një çmim kinse simbolik. Por parashtrohet pyetja për çfarë: për të bllokuar funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

– Kemi parë një ndërhyrje të Rusisë në këtë koflikt. Provon kjo lidhjet e Vuçiç me Rusinë apo edhe interesta që Putin ka për një konflikt edhe në Ballkan?

Po strategjikisht Sërbia është në linjë me Rusinë. Ata që nuk e kuptojnë këtë tua rikujtoj se Vuçiçi është nxënës i Vojisllav Sheshelit dhe Sllobodan Millosheviqit. Ndryshe sillet me Perëndimin dhe ndryshe sillet me Rusinë. Shikoni është i vetmi vend në rajon që nuk i ka vendos sanksione Rusisë dhe pretendon se do të jetë anëtare e Bashkimit Europian. Rusia më elegancë e përdor Sërbinë për nevojat e veta për të realizuar doktrinën e saj edhe në Europën Juglindore me qëllime të qarta, ti krijojë probleme Perëndimit.

– Perëndimi bëri thirje për shtyrje edhe me 10 muaj. A ka kuptim të tolerohet kaq shumë Serbia apo ndoshta Kurti është I nxituar kur merr vendime të tilla ultimative pa u konsultuar ose pa rënë dakord me ndërkombëtarët?

Perëndimi kërkon shtyerje për të shmangur tensione dhe situatë të pakëndshme që i kemi parë  nga viti 1999, kur sërbët me çdo kusht tentojnë të krijojnë enklava të tipit të Bosnjës. Serbia ka një agjendë të sajën të cilën e shtyn para këtë, e kemi pare në rajon që nga luftrat në ish Jugosllavi dhe e dimë se si kaluan popujt që jetonin aty. Popujt që jetonin në Federatë u detyruan që ta luftojnë dhe përzënë Serbinë dhe doktrinën e saj, e cila shkaktoi gjakderdhje të madhe. Këtë Perëndimi e kupton mirë. Por këtu duhet pasur kujdes që shqiptarët mos të hyjnë në skenare që i gatuan me kujdes Beogradi. Integriteti territorial lipset të respektohet dhe këtu Kosova bashkë me Perëndimin lipset të veprojë me një plan afatgjatë që ti mbyllin të gjitha problemet që janë krijuar si rezultat I tolerimit të Serbisë dhe mbylljen e syve para veprimeve të liga të këtij mentaliteti sërb që do ta kthejë sundimin e saj. Tju rikujtoj, Sërbia ka program për shfarosjen e shqiptarëve dhe ka mbështetje të gjërë nga kisha ortodokse sërbe dhe akademia e shkencav, e duke i vendosur këto dy institucione në funksion të realizimit të idesë së Sërbisë së madhe.

Një takim këtë javë për liberalizimin e vizave për qytetarët Kosvarë, por me kushte të tjera që në fakt mudn të jenë haraçe ose çmime që duhet të paguajnë vende të tjera siç është edhe Shqipëria por që Franca me kushtet e saj po ngadalëson procesin për Kosovën. A është koha të luhet kështu me Ballkanin?

 Po janë politika që i ndjek Bashkimi Europian me një strategji të veten. Por shqiptarët në Kosovë janë të fundit që do të duhej të liheshin pa të drejtën themelore të lirisë së lëvizjes. Dëshira e madhe për levizje të lirë është parim substancial i BE-së. Por kjo do të zgjidhet dhe shqiptarët do ta kenë këtë të drejtë besoj shpejtë. Ajo cka neve na shqetëson se si është e mundur që sërbët që e përgjakën Europën juglindore kanë të drejtë të lëvizin në Europë ndërsa shqiptarët e Kosovës që vuajtën mbeten të izoluar, kjo nuk është e drejtë. Them se këtë e di Perëndimi dhe do ti merr masat e veta në këtë drejtim për tu korigjuar.

-Pas shumë kohësh kemi pasur dy javë më parë  një takim në kuadër të Samitit të Berlinit. A e arriti qëllimin e tij ky takim?

Po patjetër Samiti i Berlinit është përgjigja më e mirë për projektin e dyshimtë Open Ballkan. Dhe ky është lajm shumë i mirë pasiqë Samiti i Berlinit është esencial për të ardhmen. Sa më shumë të shtyhet para procesi i Berlnit aq më mirë do të jetë për të gjithë ne. E shoh me shumë simpati këtë proces dhe zgjimin e popujve europianë për ti dhënë drejtimin e duhur Europës juglindore. Procesi i Berlinit është jetik për të gjithë ne, pasiqë orientimi strategjik i shqiptarëve në Europën juglindore është anëtarësimi I plotë në familjen europiane.

– Por ndërkohë tre marrëveshjet për njohjen reciproke të kartave të identitetit, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale duket sikur janë vendime të njëjta me ato të Open Balkan. Kush është një hap para Procesi I Berlnit apo Open Balkan dhe kush ka më shumë rëndësi për Ballkanin?

Shikoni se ku janë nënshkruar këto marrëveshje dhe do ta kuptoni mesazhin e koduar që u dha prej aty BE-ja. Shikoni se kush janë nënshkruar edhe kjo është një mesazh tjetër me rëndësi. Sërbia me bishtin në shalë u detyrua të nënshkruajë një nga një të gjitha veprimet. Ne orientimin e kemi kah procesi i Berlinit. Po e ritheksoj Open Ballkan është projekt i dëmshëm për qenien e shqiptarëve dhe si i tillë lipset të shikohet. Lëvizjet drejt projekteve të dyshimta duhet shikuar me kujdes posaçërisht Shqipëria lipset të jetë avokat i BE-së.

-Zoti Sinani, a po luan Europa  me Ballkanin Perëndimor? Thuhet që BE është e plotë më Ballkanin brenda por një Ballkan që lihet jashtë prej vitesh. Çfarë e pengon, mosmarërveshjet brenda BE apo një dëshirë për ta lënë gjithmonë jashtë Ballkanin?

Europa ska problem me ne shqiptarët pasi ne i kemi orientimet tona të qarta. Problemi është me Sërbinë dhe me këtë mentalitet që e ka parasysh prandaj mund të taktizojë. Ne i kemi dhënë sinjalet tona se jemi garantues të kësaj linje europiane. Vija e fundit e BE-së janë shqiptarët, aty ku s´ka shqiptar përfundojnë kufijtë e Europës Ballkanike. Janë lojëra të gjata por ne s´kemi pse shqetësohemi sepse shqiptarët janë në fokus të Përëndimit si popull europian.

-A ka një devijim nga nisma e ish kancelares Merkel apo ka qëllime brenda BE per ta ngadalësuar atë si proces?

Gjermania është shtet që politikat e veta i ndërton në planin afatgjatë. Ndryshimi i kancelarit gjerman duhet kuptuar se atij i duhej pak kohë për ta marr timonin si duhet. Por nuk shoh asnjë devijim nga nisma e ish Kancelares Merkel. Gjermania është shtet serioz dhe ka politika positive karshi nesh posaçërisht ndaj shqiptarëve.

 

*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu