Policia në Shqipëri “kërcënon” me sanksione të infektuarit që dalin nga shtëpitë

0
Gjigandi

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka intensifikuar masat me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Në Shqipëri po rritet numri i rasteve pas heqjes së masave të kufizimit.

Nga policia është kërkuar që të respektohet distancimi social, masat mbrojtëse dhe vetëkarantinimi i të infektuarve. Madje është paralajmëruar se të infektuarit që do të dalin nga shtëpitë, do të përballen me sanksione.

“Shërbimet e policisë, në bazë të listave përkatëse, kanë telefonuar dhe kanë kontaktuar me secilin prej personave të infektuar dhe u kanë kërkuar në mënyrë të prerë që mos të dalin nga banesa, duke ua bërë me dije sanksionet ligjoret të parashikuara me Aktin Normativ, në rast të shkeljes së vetëkarantimint të detyrueshëm”, thuhet në komunikatë të policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu