Pipero: Nëse Covid nuk pëson mutacion, në vjeshtë do kemi raste të lehta

0
Gjigandi

Mjeku Pëllumb Pipero shprehet se nëse virusi Covid-19 nuk pëson ndryshime gjenetike, atëherë rikthimi i tij i mundshëm në vjeshtë do të kalojë me pasoja të lehta.

Pipero: Nëse ky virus nuk pëson ndryshime gjenetike, gjasat janë të vogla që të pësojë, dhe një rikthim i mundshëm do të ketë pasoja më të lehta. Mos harroni se së paku, që kjo epidemi na ka mësuar diçka, që distancimi fizik dhe mjetet mbrojtëse do të mundësojnë zbutjen e valës së dytë. 

I ftuar në emisionin 360 gradë, Pipero shtoi se me rritjen e temperaturave do të ulet virulenca e koronavirusit.

Pipero: Ka disa studime që dëshmojë se ngritja e temperaturës me një gradë ul transmetueshmërinë e virusit me 1.7 %. Treguesit e epidemisë dëshmojnë se janë të gjithë në rënie. Kemi më pak të sëmurë dhe më pak të shtruar, si dhe kemi në pak raste. Këta janë indikatorë shumë të mirë, që më bëjnë mua të besoj se këtij virusi i ka rënë virulenca. Në këtë periudhë është më mirë për tu ekspozuar. 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu