Klopp takim virtual me sulmuesin, zbulohet prapaskena e merkatos

0
10
Gjigandi

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, duket se ka vendosur të futet në hapa konkret për sulmuesin Timo Werner. Ky i fundit ka dalë hapur dhe ka pranuar se dëshiron t’u bashkohet “Redsave” në Angli.

Leipzig nga krahu tjetër është bindur që sulmuesi do të largohet dhe nuk duket pengesë.

Goal shkruan se Klopp ka patur një takim virtual me sulmuesin kryesor të kombëtares gjermane. Dëshira e këtij të fundit është të kalojë sezonin e ri në Angli.

Klopp nuk është ende i bindur për diçka të tillë. Numri një i stolit nuk dëshiron që të prishë sulmuin e tij magjik me Mane-Salah-Firminho. Klopp po mundohet të bindë lojtarin që të kalojë në Anfield sezonin e ardhshëm.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu