Përplasjet mes policisë dhe banorëve, Basha: Pa ligj po grabiten pronat në bregdet

0
Gjigandi

Përplasjet e dhunshme mes Policisë dhe banorëve të Velipojës gjatë aksionit për prishjen e ndërtimeve në bregdt kanë marrë edhe vëmendjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Basha shkruan se në ditët më të vështira për shqiptarët, kur xhepat janë të zbrazur dhe varfëria po rritet çdo ditë, Edi Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë.

Sipas Bashës në orën që kërcënon qytetarët se do t’i rimbyllë në karantinë, RAMAVIRUSI dhe banditët e tij prishin pa ligj vetëm për të grabitur pronat në bregdet për oligarkët dhe krimin. Me RAMAVIRUSIN shqiptarët varfërohen e oligarkët pasurohen. I rrënuar dhe i tmerruar nga revolta e qytetarëve, këto akte barbare janë grahmat e fundit të një kufome politike që po qelb Shqipërinë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu