Pëllumb Pipero: Plazhet duhet të hapen, s’ka të dhëna që virusi transmetohet nga uji

0
17
Gjigandi

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri dhe për masat lehtësuese që kanë filluar të zbatohen.

Në një lidhje direkte me ABC News, Pipero u shpreh se të dhënat e fundit epidemiologjike dhe klinike tregojnë se COVID-19 thuajse ka hyrë në fazën e fundit.

Ai ka folur dhe për mundësinë e bërjes së plazhit për këtë vit, duke thënë se deti duhet të hapet sa më parë për turistët dhe e njëjta gjë duhet bërë dhe me pishinat.

“Sa më shpejt të mundësohet frekuentimi i plazheve apo pishinave shumë më mirë do të ishte. Të paktën për këtë sezon ne jemi në fazën e fundit të pandemisë. Numri i rasteve pozitive asimptomaik, (pa shenja klinike) është gjithnjë e në ulje. Indikatorët epidemiologjik dhe klinik mundësojnë hapjen e kufijve tokësor apo shtimin e zonave të gjelbërta, por kjo nuk do të thotë të ftojmë turistët dhe t’i mbajmë në karantinë. Unë do të këshilloja të gjithë resortet, baret, restorantet të respektojnë protokollet, por edhe qytetarët duhet të kenë kujdes.

Në këtë fazë të hapjes qytetarët duhet të shmangin grumbullimet. Edhe pse ekspozimi mundëson përfitimin e imunitetit. Dalja ndihmon jo vetëm në aspektin psikologjik, por edhe në atë shëndetësor. Unë personalisht nuk shqetësohem nga rastet që kemi aktualisht, por do të thoja që të vazhdojmë të hapemi gradualisht. Ekspozimi në këtë periudhë të epidemisë mundëson fitimin e imunitetit”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër qeveria ka marrë vendimin që plazhet do të hapen vetëm pas datës 1 qershor dhe të dielave e gjithë Shqipëria do jetë në karantinë deri në mes të qershorit.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu