PD i përgjigjet Lleshaj: Ti, Rama dhe pakica kriminale në Policinë e Shtetit jeni turpi i Shqipërisë!

0
Gjigandi

PD ka reaguar pas deklaratës së ministrit së Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ku ky i fundit në një deklaratë nuk i kurseu akuzat për opozitën pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

“Ka pasur këto ditë disa “skifterë” të shkretë, që e kanë kërkuar tek policia shënjestrën e tyre, duke harruar se ajo nuk vendos, as për ndërtimin dhe as për shkatërrimin e ndërtesave. Ka pasur disa syresh që nuk e kanë kursyer as dorën frikacake për të goditur ndaj vajzave dhe djemve të policisë”, tha Lleshaj në deklaratën e tij.

Ndërkohë PD përmes Gazmend Bardhit shprehet: Është fakt se tek Teatri Kombëtar policia u soll si hordhi pushtuese. Është fakt se policët ishin të armatosur, duke patur si skenar terrorin me armë të njerëzve në mbrojtje të Teatrit. Është fakt se njerëz të veshur me uniformën e policisë nuk kishin simbolet identifikuese të policisë. Këta nuk janë Policia e Shtetit, por janë të njëjtët njerëz, ushtarë të bandave kriminale, që kanabizuan Shqipërinë. Por fatmirësisht ato janë pakica, njëlloj siç sot është Edi Rama dhe Qeveria e tij.

Postimi i Gazmend Bardhit

Me kaq urrejtje sa ka ndaj opozitës dhe qytetarëve që nuk i binden paligjshmërisë dhe vjedhjes, Sandër Lleshaj, meriton vetëm përbuzje dhe përçmim. Ky kriminel gjakftohtë që merr autorësinë e rrahjes barbare të artistëve, të studentëve dhe të opozitës është metastazë e regjimit kriminal dhe të korruptuar të Edi Ramës.

RonaTyra

Është fakt se tek Teatri Kombëtar policia u soll si hordhi pushtuese. Është fakt se policët ishin të armatosur, duke patur si skenar terrorin me armë të njerëzve në mbrojtje të Teatrit. Është fakt se njerëz të veshur me uniformën e policisë nuk kishin simbolet identifikuese të policisë. Këta nuk janë Policia e Shtetit, por janë të njëjtët njerëz, ushtarë të bandave kriminale, që kanabizuan Shqipërinë. Por fatmirësisht ato janë pakica, njëlloj siç sot është Edi Rama dhe Qeveria e tij.

Aktet e terrorit mbi artistët, qytetarët dhe opozitarët nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit dhe të qytetarëve, me punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit, që në shumicë, bashkë me shumicën e shqiptarëve, janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës. Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe pakica kriminale në Policinë e Shtetit janë turpi i Shqipërisë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu