Pas tre muajsh izolim shqiptarët dynden për të ikur jashtë vendit

0
Gjigandi

Me hapjen e kufijve tokësore, shqiptarët u dynden në pikat kufitare me Greqinë, shumica për pune sezonale.

Dalja nga karantina u dha atyre këtë mundësi.

Në kufin me Greqinë kanë mbetur të bllokuar dhe rrezikojne të kthehen në shtëpi, pasi në sistem nuk u del garancia nga pronari grek edhe pse aprovimi në telefon u ka ardhur.

Çifti Marku nga Lezha është një nga shumë familjet që presin ne kufi pa asnjë përgjigje nga pala greke. Burrë e grua në pamundësi finaciare, kanë lënë fëmijët e mitur ne shtepi dhe janë niur drejt Greqisë për të shfrytëzuar lejen tremujore të punësimit.

“Biletën e kemi paguar bashkë me burrin por kemi ngel në rrugë”, është shprehur bashkëshortja. Ndërkohë që burri thekson se ato kanë lënë vajzën në shtëpi duke qarë, por tashmë po sorollatem sa andej këtej.

RonaTyra

Kjo periudhe është favorshme për shumë shqiptarë që kërkojnë punë në bujqësi apo në zonat turistike.

“Po pres pasi nuk më ka dalë emri më kanë thënë”, shprehet një nga qytetarët per abc.

Edhe në Kakavijë ka dyndje emigrantësh, të cilët duhet të kalojnë nëpërmjet pikës kufitare për tu punësuar në vendin fshinj Greqi.

Sic deklarojnë vetë emigrantët kanë tre muaj të izoluar në Greqi dhe pamundësia për tu punësuar në vendin tonë i ka detyruar ti drejtohen Greqisë.

Shumë prej tyre janë të gatshëm të bëjnë edhe 14 ditë karantine, vetem për të filuar punën në Greqi.

“Do të qëndroj në karantinë”, shprehet një qytetar.

Në pikën doganore të Qafë Thanë situata paraqitet më e qetë. Pandemia ka bërë që shteti maqedonas të mbyllë kufinjt dhe të mos lejojë asnjë shtetas të futet përjej kufirit.

Pas kaosit të krijuar në pikat kufitare policia sqaron se nuk ka ndryshim të regjimit kufitar. Bën të ditur se lejohet hyrja për në Shqipëri, por jo të gjithë mund të ikin drejt Greqisë dhe Maqedonisë.

Lejohen vetëm ata që janë rezident apo kanë ndjekur procedurat me Ministrinë e Jashtme gjatë periudhës së pandemisë.

Ndërsa në pikën kufitare të Murriqanit shqiptaret nisen drejt Malit të Zi edhe ata për punë sezonale .

Disa shkojnë për punë sezonale

“Do të shkoj të punoj në Malin e zi dhe të punoj të gjithë sezonin”, ka thënë një nga qytetarët.

Të tjerë nga Ulqini udhetuan drejt Shkodres vetem per nje kafe.

“Ka dy muaj e gjys pa dalë në Shkodër, po shkoj për të pi një kafe kam lënë makinën dhe po shkoj në këmbë”, është shprehur një qytetar.

Ndërkohë Mali i Zi nuk ka asnjë pengesë apo kufizim për qyteraret që vijnë nga shtet që kanë nivel të ulët të personave të prekur në bazë të popullsisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu