Kur ende nuk ka një datë të përcaktuar për çeljen e sezonit turistik, pronarët e lokaleve në Seman dhe Darëzezë të Fierit, kanë filluar përgatitjet për pritjen e turistëve.
Edhe pse në kohë pandemie, pritshmëritë e tyre janë të mëdha në qoftë se plazhet do të funksionojnë me protokollin e masave të distancimit social. Kjo për arsyen se çdo vit në këto plazhe, distancat ndërmjet çadrave kanë qenë të mëdha, falë edhe hapësirave të konsiderueshme që ka bregdeti në këto zona.
Megjithëse ky sezon është shumë më i vonuar se sezonet e tjera, pronarët e lokaleve shpresojnë të rikuperojnë një pjesë të investimeve të kryera paraprakisht. Por nëse nuk do të lejohet vendosja e çadrave dhe shezlongeve nga pronarët e lokaleve, ata shprehen se falimentojnë.