Ndërtimi i teatrit të ri nga shteti, Zhupa: Lehtëson oligarkët që do ndërtojnë kullat

0
Gjigandi

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa e ftuar në Ora News shprehet se me ndërtimn e teatrit të ri kombëtar nga shteti, qeveria ka lehtësuar oligarkun që do të ndërtojë kullat aty pranë.

Sipas saj, kjo bëhet që të rritet më shumë përfitimi për kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj.

Ina Zhupa: Ne sot jemi në një situatë absurde. Ne kemi arritur nga faza që teatrin dhe kullat i ndërton Fusha shpk në fazën që kullat i ndërton po ajo kompani private ndërsa teatrin e ndërton shteti. E gjitha është bërë për të lehtësuar oligarkun e rradhës për të ndarë tortën. Do jetë më e madhe pjesa e tortës që do të ndajë Rama, Veliaj dhe oligarkët e tjerë. Del Veliaj me projekt të gatshëm dhe thotë ky është projekti që do të ndërtojë kompania. Në momentin që do ta ndërtojë një tjetër, ti duhet të hapësh tender ndërkombëtar, të fitohet projekti dhe firmat. Është një lojë e madhe për të fituar sa më shumë oligarkët.

E pyetur për shembjen e kompleksit të ministrive, Zhupa thotë se nuk ka ende një projekt, pasi sipas saj, Veliaj sheh vetëm hapësirat të nevojshme për të ndërtuar kulla.

Ina Zhupa: I referohem dokumentave të planit të përgjithshëm vendor të bashkisë së Tiranës nuk ka asnjë ndryshim të destinacionit të godinave ministeriale. Në fund të ditës nuk e kanë fare se kush e ka ndërtuar. Ata e kanë gjithmonë syrin tek hapësira për të ndërtuar kullën. Kryebashkiaku ka thënë që do të prishë të gjithë pjesën prapa për të bërë që kullat të kenë një shtrirje sa më të madhe. Kalanë e Tiranës e kanë kthyer në lokale. Është mirë përderisa nuk është kthyer në kullë. Ashtu siç prishën teatrin dhe stadiumin mund të bëjnë gjithçka. Ka retorikën e propagandës me kaseta shumë të fortë. Falë zotit që disa televizione nuk shiten siç është Ora News. Veliaj ka një problem shumë të madh me televizionin tuaj sepse ju thoni të vërtetën. Ju po bëni punën tuaj që askush tjetër nuk po e bën dhe ju dukeni si delja e zezë. Ju po i shkoni qytetarëve në ndihmë. 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu