Tre persona janë vënë nën hetim në Durrës për ndërtime pa leje dhe zaptim të pronës publike në plazhin e Durrësit.
Në vijim të kontrolleve, shërbimet e policisë, në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, në fshatin Rinia, kanë konstatuar një ndërtim të paligjshëm, rikonstruksion të lëvizshëm, në një sipërfaqe toke, pronë publike plazh.
Në vijim të veprimeve, nga ana e policisë Durrës u proceduan në gjendje të lirë A. Sh., 28 vjeç, A. M., 41 vjeç dhe A. M., 31 vjeç.
Gjithashtu, në bashkëpunim me IKMT-në, u shemb objekti i ndërtuar pa leje dhe u vendos masë administrative 20 milionë lekë të vjetra.
Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”.