“Mund ta fitojmë betejën me COVID-19 edhe nëse zgjat 2 vite”, Piepero: Virusi kthehet në vjeshtë, por…

0
Gjigandi

Me gjithë numrin e ulët të rasteve të të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri, për mjekun infeksionist Pëllumb Pipero, tregon që duhet akoma të jemi vegjilentë, sepse pandemia është ende në mesin tonë. Përmes skype për TvT, dr.Pipero, bë të ditur se në rastin e Shqipërisë, ende nuk ëhstë bërë një studim klinik lidhur me lojin e COVID-19, porse po punohet në atë drejtim.

“Ne ende jemi në situatë pandemie, me gjithë rastet dhe numrin e ulët të të sëmurëve, të shtruarve në spital. Ne nuk kemi bërë ende studime klinike lidhur me tipoligjinë e COVID-19, deh se cilat kanë qenë medikamentet që kanë bërë më shumë efekt te pacientët e trajtuar, porse të gjitha studimet përktëse do të studiohen dhe do të referohen në një moment të dytë”.

Fakti se personat që kanë kaluar epideminë e koronavirusit, a mund të konsiderohen të shëruar, për mjekun Pipero, nuk përbën frikë, sepse sipas tij, ata konsiderohen tashmë të pastruar.

“Personat e prekur nga Covid, të shtuar në spital, pas shërimit, rikuperohen rreth dy javë pas asaj që ne e quajmë shërim, studimet kanë dëshmuar se edhe nëse izolohet pjesëzat e ARN, ato nuk janë të atë më që të sëmurit dhe të infektojnë qytetarë të tjerë” .

Dr.Pipero, me gjithë parashikimet referuar situatës së pandemisë, shprehet se gjatë muajit shtator, mund të presim një valë të dytë të të infektuarve me COVID, porse të një intensiteti më të vogël

RonaTyra

“Gjasat janë që COVID të rikthehet në vjeshtë, por impakti është që do të jetë më i vogël, por ne tashmë i kemi mundësitë për ta fituar betejën me këtë virus, edhe nëse do të zgjasi 1 ose 2 vite”.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu