Meta: Lotët e artistëve, tregues se funksionimi i shtetit nuk është aty ku duhet

0
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta priti sot në Ditën Kombëtare të Jetimëve një grup fëmijësh pa kujdes prindëror, si dhe artistë e këngëtarë të mirënjohur.

Në fjalën e rastit Meta tha se lotët e jetimëve janë apeli më i mirë për shoqërinë, për të zgjuar dhe lartësuar humanizmin e saj dhe për të treguar dinjitetin dhe për ta parë problemin e secilit prej jush si problemin tonë, jo si një problem thjesht tuajin.

Por edhe në këtë rast ai nuk la pa përmendur shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Këto ditë kemi parë fatkeqësisht edhe lot artistësh e figurash shumë të njohura e të respektuara, që tregon se funksionimi i shtetit nuk është aty ku duhet, për shkak të një konflikti politik tërësisht artificial që po ndodh edhe për të mbuluar problemet sociale e për të mos mbajtur përgjegjësi për zgjidhjen apo për përmirësimin e tyre. Dy fatkeqësitë që përjetuam, tërmetin dhe COVID-19, e kanë vështirësuar këtë situatë dhe ndërkohë që kërkohet më shumë përgjegjshmëri, dialog e transparencë, kemi më shumë arrogancë, konflikte edhe spostim të vëmendjes nga këto probleme reale që ne duhet të zgjidhim”, u shpreh kreu i shtetit.

Ai shtoi se për fat të keq kemi edhe një largim të të rinjve dhe kjo e bën situatën mjaft kritike se po të vazhdohet me këto ritme shpopullimi, kërcënohemi në ekzistencën tonë shtetërore dhe kombëtare.

RonaTyra

“Jemi në një moment kritik të shoqërisë në një krizë të madhe edhe morale, edhe të pabarazisë, edhe të egoizmit dhe këtë egoizëm më shumë e nxit një elitë e papërgjegjshme se sa është natyrë e popullit tonë, që është një popull bujar, është një popull i dashur, i kujdesshëm në raportet njerëzore, fqinjësore e kështu me radhë dhe jemi në një rrezik të madh të instalimit të një fryme përçarëse dhe jo solidare në vazhdimësi e cila do të na rrënojë shumë vlera që i kemi si popull dhe si komb”, tha ndër të tjera Presidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu