Mblidhet këshilli politik, cilat janë çështjet për të cilat opozita dhe PS nuk kanë rënë akoma dakord

0
Gjigandi

Mbëllidhet sërish Këshilli politik për reformën zgjedhore ditën e sotme te pallati i Kongreseve.

Të katër anëtarët e Këshillit politik kanë në tryezë tashmë draftin e punuar nga të gjithë ekspertët me pikat e dakordësuara.

Po ashtu, kanë lënë të hapur edhe çështjet për të cilat nuk kanë pasur konsensus.

E para është çështja e  financimit të partive, ku palët duhet të bien dakord se sa duhet të jetë përqindja nga buxheti i shtetit për partisë, si në kohë fushate, po ashtu edhe në kohë normale, si dhe sa do të jetë raporti mes financimi privat dhe shtetëror.

Kjo ka qenë një kërkesë e opozitës për uljen e financimeve nga privati dhe është pranuar në parim nga mazhoranca, por tashmë duhet të gjejnë formulën e duhur në detaje.

RonaTyra

Një çështje tjetër janë nivelet e komisionit qendror të zgjedhjeve.

Komisioni rregullator dhe Ankimor, në njërin prej tyre opozita do të jetë shumicën e anëtarëve, 3 opozita dhe 2 mazhoranca.

Por mbetet për tu dakordësuar se cilin nga komisionet do të ketë mazhoranca dhe cilin opozita.

Ndërkohë, zëvendës-kryetari i KQZ-së  që do të merret vetëm me teknologjinë do të jetë një propozim i opozitës dhe do të votohet në parlament me 3/5.

Një çështje që ka mbetur pezull nga ekspertët është sesi do të futen në sistem PD dhe LSI, pasi duhet të shkruhen në Kod, duke qenë jashtë sistemit.

Një nga ekspertët ka kërkuar që të ketë një dispozitë kalimtare, por kjo pritet që kjo çështje të diskutohet në këtë mbledhje dhe të dilet me një draft të plotë që do t’i shkojë komisionit për reformën zgjedhore dhe më pas të miratohet në Kuvend me 84 vota.

Ndërsa ditën e sotme ka një mbledhje të komisionit të reformës zgjedhore të thirrur nga Damian Gjiknuri, për të mësuar se ku kanë arritur me gjitha pikat e marrëveshjes së 5 qershorit.

Ndërkohë, deputetët e opozitës parlamentare që e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje dhe miratimin e saj, kanë depozituar në Kuvend në projektligj për ndryshimin e sistemit, duke propozuar një sistem proporcional rajonal me lista të hapur dhe jë prag prej 5% me të gjitha votat në rang vendi.

Po ashtu, ka edhe një propozim nga PS që nuk duhet të ketë koalicione parazgjedhore, por kjo mbetet për t’u parë nëse PD do të pranojë si kërkesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu