Maturantët këtë të hënë në orën 10:00 do të të zhvillojnë provimin e gjuhës së huaj.
Në gjithë Shqipërinë janë 32. 126 maturantë që do t’i nënshtrohen testit, që do të zhvillohet në 486 qendra provimi.
Në një sallë do të jenë mesatarisht 10 maturantë, dhe bankat do të jenë në një distancë prej 1.5-2 metra dhe do të jenë të pajisur me maska dhe doreza.
Këtë vit provimi do të zhvillohet në kushte të pazakonta për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ashtu sikurse është lajmëruar më herët tezat do të jenë të reduktuara, ndërsa maturantëve do t’u matet temperatura.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka uruar të gjithë maturantët, të cilët ditën sot do të zhvillojnë provimin e parë të Maturës Shtetërore.