Nuk ndalet portieri i Argjentinës, sulmon francezin tjetër: E bëri në brekë te penalltia….; përballë meje

0
Gjigandi

Më shumë se 100.000 njerëz brohoritën këtë të enjte në qytetin bregdetar të Mar del Plata, rreth 400 kilometra larg Buenos Aires, për Emiliano ‘Dibu’ Martínez, portierin e kombëtares argjentinase, që u shpall fituese e Kupës së Botës në Katar.

Portieri i Aston Villa, vendas i një prej vendeve më turistike në bregdetin argjentinas, u nderua para një morie njerëzish, si ata që u dyndën për të parë çdo ndeshje të Albiceleste në eventin e Katarit.

Një ekran gjigant, në një skenë ku ai u nderua, shfaqi imazhe të performancave të ndryshme të ‘Dibu’ gjatë Kupës së Botës, me fokus të veçantë dy penalltitë në çerekfinale ndaj Holandës dhe në finale kundër Francës, të cilat i shtuan yllin e tretë bardhekaltërve.

Para këtij festimi, nga skena, portieri tregoi se te penalltitë bëhet “i fortë” dhe e di se rivalët e “respektojnë”: “Kur prita penalltinë e parë (kundër Francës), e dija se djaloshi tjetër i kundërshtarit (Tchouaméni) do të ishte nervoz, e goditi topin jashtë. Ai e bëri në brekë përballë meje…, prishi gjithçka”.

Martínez, i cili mori çmimin e portierit më të mirë të turneut dhe medaljen e kampionit, tha se kapiteni Leo Messi “është lojtari më i mirë në planet” dhe ëndrra e tij, si ajo e pjesës tjetër të ekipit, ishte “t’i jepte atij një titull bote me kombëtaren”.

RonaTyra

Pas fitoreve në “Copa América” (2021) dhe në “Finalissima” (2022), “ëndrra ime e fundit si portier ishte t’i jepja më të mirit në botë titullin botëror, në mënyrë që të mos ketë dyshime se ai është lojtari më i mirë në të gjithë historinë”.

Martínez kujtoi origjinën e tij në fushën e dheut, në lagjen Jardín të Mar del Plata (provinca e Buenos Aires) dhe shprehu krenarinë që ishte bërë kampion bote me Argjentinën: “Çdo lojë që luanim ne thoshim se po luanim për njerëzit.

Ne nuk shkojmë në kombëtare për para, por për ngjyrat. Të shihnim Mar del Plata ose djemtë nga çdo qytet me kaq shumë njerëz ishte krenari. Kur këmbët nuk jepnin dot, zemra bënte gjithmonë një hap përpara”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu