Çfarë do bëhet me fundjavën? Pëllumb Pipero del kundër propozimit të Silva Binos

0
Gjigandi

Mjeku Pëllumb Pipero shprehet kundër mbylljes së vendit në fundjavë, siç deklaroi dje në mbrëmje shefja e ISHP Silva Bino si mënyrë për të ulur numrin e të prekurve me Covid-19.

I ftuar në News 24, Pipero tha se ai personalisht është kundër mbylljes në fundjavë sepse virusi nuk do të ikë edhe nëse vendi mbyllet, por apeloi për zbatimin e masave nga qytetarët, si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur.

“Unë nuk jam pro mbylljes në fundjavë. Nuk e mbështes mbylljen në fundjavë. Unë them të respektohen protokollet. Të shmanget frekuentimi i lokaleve të natës. Në bregdet dhe në qytete. Si dhe qytetarë të vendosin maskën. Po të zbatojnë këto qytetarët, nuk ka kthim mbrapa. Skemi pse mbyllemi. Ja po e mbyllëm iku virusi? Jo. Aty është virusi, me ne”, tha mjeku.

Më tej, ai u shpreh kundër masave të ISHP për mbylljen e institucioneve shtetërore, pavioneve të spitaleve dhe kopshteve kur një ose dy punonjës rezultojnë pozitivë me Covid. “Nuk duhet mbyllur institucioni se doli një apo dy persona pozitivë. Personi të monitorohet, të vendosi maskën dhe të shkojë në shtëpi. Të mos mbyllen institucionet”, shtoi mjeku Pëllumb Pipero.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu