Neymar, dëshira e madhe, por vështirë e realizueshme ekonomikisht nga Barcelona

0
Gjigandi

Neymar JR është një nga lojtarët e shumëkërkuar nga Barcelona.

Braziliani linte skuadrën katalane më herët gjatë karrierës së tij, për t’iu bashkuar skuadrës së Paris Saint Germain, vetëm që më vonë të bëhej pishman për lëvizjen e tij.

Tani, Barca dëshiron rikthimin e lojtarit, por sipas ‘Mundo Deportivo’, ky operacion është vështirë i realizuar ekonomikisht.

Megjithatë, të njëjta burime shkruajnë se Barca mund të fus disa lojtarë në operacion, si opsion për të reduktuar çmimin e kartonit të Neymar.

Ivan Rakitic, Ousmane Dembele e Nelson Semedo janë disa nga emrat që thuhet se mund të përfshihen në ofertën drejt PSG.

RonaTyra

Ndërkohë, Barca synon që të transferojë edhe Lautaro Martinez në të njëjtën merkato, gjë që e bën edhe më të vështirë “operacionin Neymar”. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu