Inter ka një plan për Sanchez, por gjithçka do të varet nga lojtari

0
Gjigandi

Inter dëshiron ta mbajë Alexis Sanchez edhe për sezonin e ardhshëm.

Sipas Tuttosport, zikaltrit kanë ndërmend ta zgjasin huazimin e sulmuesit të Manchester United për 12 muaj të tjerë.

Nëse Alexis do të shkëlqejë në javët e mbetura të Serisë A, gjithmonë nëse sezoni do të rifillojë, Inter do të nisë negociatat me United për rinovimin e huazimit.

Pika më e nxehtë e diskutimeve do të jetë rroga e kilianit. Aktualisht, United paguan 7 milionë euro të rrogës 12 milionë euro të Alexis, një situatë që duhet të zgjidhet mes dy klubeve.

Nga ana e tij, Alexis nuk është i gatshëm të pranojë një ulje rroge për të lehtësuar negociatat.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu