Kjo e hënë shënon rikthimin e maturantëve në të gjithë vendin në bankat e shkollave për të bërë të gjithë përgatitjet e nevojshme për provimet e maturës shtetërore.
Procesi mësimor përgaditor do të vazhdojë deri më 5 qershor.
Gjimnazet e të gjithë vendit janë përgatitur për të siguruar kushtet e nevojshme të higjenës dhe distancimit fizik.
Në klasa nuk do të jenë më shumë se 15 nxënës maturantë dhepër të garantuar këtë do të shfrytëzohen edhe shkollat 9 vjeçare.
Sa i takon provimeve do të përfshihen vetëm temat e zhvilluara para mbylljes së shkollave.
Provimet e maturës do të mbahen mes datave 8-18 qershor.