Përvec shijes së jashtëzakonshme, dredhëzat janë edhe përplot vitamina, minerale e antioksidantë. Meqë jemi në sezonën e tyre poi u tregojmë se si mund të përgatisni lëng të shijshëm dredhëzash në kushte shtëpie. Me Shije!
- Dredhëzat lahen e pastrohen mirë.
- Pastaj miksohen, vendosen në një tenxhere, ua shtojmë dy litra ujë, limontosin dhe 250 gr sheqer.
- Kjo masë zihet në temperaturë të ulët, duke e përzier herë pas here, derisa të shkrihet sheqeri.
- Në momentin që lëngu merr valë, e ziejmë edhe për 5 minuta të tjera, por duke e përzier vazhdimisht që të mos ngjis për tenxhere.
- Lëngun e freskët e zbrazim nëpër shishe të pastra të qelqit, të cilat për të mos pëlcitur, paraprakisht i ngrohim pak në furrë.
- Pas ftohjes, lëngu mund të qëndrojë deri në shtatë ditë në frigorifer.
- Nëse doni që atë ta ruani më gjatë, atëherë pas zierjes, lëngu duhet ftohur e më pas zbrazet në shishe plastike. Ruhet në ngrirje.