Kush është 25 vjeçari që u ekzekutua sot në Vlorë

0
Gjigandi

(E plotësuar) – Rreth orës 4 të mëngjesit policia e Vlorës njoftoi për vrasjen e një 25 vjeçari. Mësohet se viktimë e atentatit ishte shtetasi Kristian Breshanaj.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se 25 vjeçari është djali shefit të reanimacionit në spitalin e Vlorës. Gjithashtu mësohet se ai kishte 3 muaj që ishte kthyer nga Belgjika.

Kujtojmë që pas vrasjes policia gjeti në afërsi të zonës së krimit një automjet të djegur. Branda automjetit ishte edhe arma tip Kallashnikov për të cilën dyshohet se është kryer krimi.

***

Një vrasje tronditëse ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Vlorë. Një 25 vjeçar është ekzekutuar me kallashnikov.

RonaTyra

Jo shumë larg vendit të krimit, policia ka gjetur një automjet të djegur. Në brendësi të automjetit ishte edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Top Channel ju sjell fotot e makinës së djegur të përdorur nga autorët e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu