Përfundon investimi, Rama-Manastirliu në depon e barnave në QSUT: Standarde europiane për sigurinë dhe cilësinë e barnave

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë parë nga afër investimin tashmë të përfunduar në Depon Qendrore të Barnave në QSUT, një strukturë sipas standarteve europiane me aparatura të teknologjisë bashkëkohore për ruajtjen dhe sigurinë e barnave për qytetarët.

Duke u shprehur se për herë të parë u ndërtua një model i ri për standartin e ruajtjes së barnave në QSUT, Manastirliu deklaroi se në ndërtimin e këtij projekti ka pasur ekspertizë ndërkombëtare.

“Depoja farmaceutike e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është një investim i buxhetit të shtetit në vlerën 1.7 milion euro. Tashmë është një strukturë e përfunduar, është në efiçiencë të plotë. Aktualisht janë vendosur të gjithë barnat dhe pajisjet mjekësore dhe janë të gjithë parametrat europiane të ruajtjes dhe sigurisë së barnave. Në QSUT s’ka pasur asnjëherë një depo për barnat. Kur është realizuar ky projekt kemi pasur dhe ekspertizë ndërkombetare”, tha Manastirliu.

Ndërtimi i depos qendrore të barnave të QSUT, me një sipërfaqe mbi 2600 metër katror, përfshin edhe aparaturat e teknologjisë së lartë. Depo qendrore e barnave në QSUT ka 7 dhoma frigoriferike për ruajtjen dhe magazinimin e barnave dhe materialeve të mjekimit, sipas standardeve më të mira bashkëkohore.

Ministrja Manastirliu theksoi se buxheti për barnat është më shumë se 40 milion euro dhe janë siguruar të gjitha terapitë bazë të mjekimit si dhe është rritur dhe numri i terapive të targetuara.

RonaTyra

“Buxheti për barnat në të gjithë spitalet e vendit është rritur. Aktualisht më shumë se 40 milion euro është volumi i barnave dhe materialeve mjekësore që qarkullojnë në të gjithë spitalet tona. QSUT ka 50 % të këtij fondi, me të cilat çdo vit financohen barnat dhe materialet mjekësore”, tha Manastirliu.

Duke folur për situatën e epidemisë Manastirliu u shpreh se po planifikohet që nga data 18 Maj të mbyllet si spital COVID spitali “Shefqet Ndroqi”, por deklaroi se pavarësisht se ka ulje të numrave, strukturat e shëndetësisë janë në alert.
“Jemi në hapat e fundit për të krijuar mundësinë e optizimizimit të strukturës së ish-kirurgjive në QSUT në rast se do të nevojitet për trajtimin e pacientëve me COVID. Aktualisht forcat janë përqendurar në QSUT. Jemi duke menduar mbylljen e COVID2 nga data 18 maj. Ndërkohë që struktura e COVID3 do të jetë shumë shpejt gati, për të përqëndruar në QSUT trajtimin e pacienteve. Pavarësisht se kemi ulje në numra, të gjithë strukturat e shëndetësisë janë në gatishmëri”, tha Manastirliu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu